“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Nga D. V.
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Kryesuesi Avni Dehari, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Dehari ka deklaruar se mbajtja e seancave pa një marrëveshje nuk do të kishte kuptim dhe se qytetarët janë të interesuar për zgjidhje e jo për numrin e seancave.

“Seanca e rradhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet. Se po ndodhin ato parashikime, por nuk ka sanksione, e derisa nuk ka sanksione nuk mund të quhet shkelje. Edhe kjo s’po bëhet, për të mos respektuar rregulloren ose kushtetutën, por për ta gjetur një zgjidhje.

Më 28 dhjetor 57 herë, nëse s’gabohem, shkuam mbajtëm seanca, apo? Edhe nuk sollën kurrfarë rezultati. Çfarë kuptimi do të kishte tash për shembull të mbajmë seanca njëren pas tjetrës edhe prapë të mos ketë rezultate? Qytetarët janë të interesuar për zgjidhje, jo për me pa se sa seanca po mbahen.

Edhe ata që në këtë rast po kërkojnë të mbahet të zgjidhet kryetari i Kuvendit e të zgjidhet kryeministri, e kanë shumë lehtë. Le të merren vesh për një president edhe mbahet pastaj një seancë edhe zgjidhen të gjitha institucionet, bëhet zgjidhja. Se qëllimi është të bëhet zgjidhja, jo vetëm të mbahen seanca për pamje”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër