Sefa flet me shifra, dëmi i madh ekonomik që është shkaktuar nga bllokimi i juglindjes

Nga Xh M
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ka folur me shifra dhe ka shpjeguar qartë dëmin e madh ekonomik që është shkaktuar nga bllokimi i juglindjes.

Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Sefa tha se kjo situatë, po rëndon më shumë xhepat e qytetarëve, pasi po reflektohet çdo gjë në çmimin e produkteve.

“Ka një rregullator. Për çdo 10% vonesë mallrash, ka një ndikim në çmimin final, 1%. Mollët që vijnë nga Korça, nëse vinin për 3 ditë, vijnë për 7 ditë, dhe me çmim më të lartë. Në atë aks, ka kaluar 75% e ekonomisë. Vjet tregtia jonë me Maqedoninw e Veriut ishte 23 miliard lekë, vetëm përmes këtij aksi. Ai aks është gjurmë e korridorit të 8. Kosto e zgjerimit të rrugës, pa këto dëme, ishte 250 mln euro dhe mbi 400 mln euro për hekurudhën. Shto tani edhe dëmin, ka një kosto tjetër. Ka 8 vjet që buxheti i Ministrisë së Infrastrukturws është o vendi i parë o i dyrë në buxhetin e shtetit. Teorikisht duhet të ketë edhe kolaudim, pas përfundimit të punimeve në rrugë”, tha Sefa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër