Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Muamer Seferi, ka njoftuar se aktivitetet e fundit për mirëmbajtjen e hapësirave publike janë përqendruar në lagjen Shkup Veri, ku janë realizuar punime për kositjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Sipas Seferit, qëllimi i këtyre aksioneve është përmirësimi i pamjes së qytetit dhe sigurimi i një ambienti më të pastër e më të rregullt për qytetarët.
“Asnjë pjesë e qytetit nuk duhet të mbetet anash. Sot aktivitetet tona u përqendruan në Shkup Veri, ku u realizuan punime për kositjen dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra, duke përmirësuar pamjen e kësaj pjese të qytetit. Shkupi meriton kujdes të barabartë në çdo cep të tij”, ka shkruar Seferi.
Ai theksoi se ndërmarrja do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në lagje të tjera, me synim ruajtjen dhe përmirësimin e hapësirave të gjelbra në të gjithë qytetin.
