Sela: VMRO don ta ruaje Kërçovën, Bërvenicën dhe Butelin duke përjashtuar diasporën shqiptare nga zgjedhjet lokale

Nga I.A
1,309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, përmes një konference për shtyp në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar amendamente dhe do të bllokojnë Kodin Zgjedhor nëse diasporës nuk i lejohet që në mënyrë elektronike ose me postë të votojë edhe në zgjedhjet lokale.


Sela akuzoi edhe partitë shqiptare, VLEN dhe BDI se kanë nënshkruar bashkë me VMRO-në për të përjashtuar diasporën shqiptare nga zgjedhjet lokale që të mos kenë ndikim në komunat e rëndësishme si Kërçova, Bërvenica, Buteli.
Doke folur për propozimet e tjera, Sela tha se votimi elektronik i diasporës në zgjedhjet presidenciale ka për qëllim zbehjen e ndikimit të shqiptarëve dhe arritjen e cenzusit sa më lehtë, ndërsa me votimin në parlamentare në njësi të veçantë Sela tha se duan që diasporën që ta mbajnë sa më larg proceseve politike në vendlindje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër