Shasivari-Maleska Saçmaroska: Dialog për avancimin e zgjidhjeve ligjore

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (CUP), Neda Maleska Saçmaroska, ku u diskutua për avancimin e kornizës ligjore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Vëmendje e veçantë iu kushtua ndryshimeve në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare”, të cilat janë publikuar në ENER për konsultim publik dhe për paraqitjen e mendimeve dhe propozimeve.

Ministri Shasivari theksoi se zgjidhjet ligjore cilësore ndërtohen përmes analizës profesionale, transparencës dhe dialogut të hapur me të gjithë aktorët relevantë.

Në këtë drejtim, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit me sektorin civil dhe organizatat me ekspertizë në fushën e qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit institucional.

Takimi u zhvillua në frymë konstruktive, me gatishmëri të përbashkët për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit, me qëllim krijimin e institucioneve më efikase, transparente dhe funksionale, në përputhje me standardet evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër