Shërbimi i BE-së për klimën: Kufiri i ngrohjes globale prej 1,5°C tejkalohet sërish në vitin 2026

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Bon, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Viti 2026 ka shumë gjasa të shënojë sërish tejkalimin e kufirit prej 1,5 gradë Celsius të ngrohjes globale, krahasuar me nivelet e periudhës para industrializimit, sipas shërbimit të Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike, “Copernicus”.

Kjo do të ishte hera e dytë që ndodh një gjë e tillë, pas vitit 2024, njoftoi sot shërbimi.

Megjithatë, objektivi konsiderohet zyrtarisht, i tejkaluar vetëm kur kjo vërtetohet nga mesatarja e temperaturave gjatë disa viteve.

Komuniteti ndërkombëtar vendosi  fillimisht si objektiv, kufizimin e ngrohjes globale në 1,5 gradë Celsius, me qëllim shmangien e pasojave më katastrofike të krizës klimatike.

Sipas vlerësimeve të “Copernicus”, viti 2026 pritet të jetë viti i dytë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve të temperaturave.

Ekziston gjithashtu një mundësi prej 20% që ai të thyejë rekordin e vendosur në vitin 2024.

Ekspertët e këtij shërbimi parashikojnë gjithashtu, që mesatarja e temperaturave për periudhën katërvjeçare 2023-2026 të jetë mbi kufirin prej 1,5 gradësh Celsius.

artikuj të ndërlidhura