Ditë historik për klubin e futbollit të Shkëndisë së Haraçinës. Ekipi kuqezi me fitore ndaj Pelisterit arriti që për herë të parë në historinë e klubit të ngjitet në Ligën e parë të futbollit në vend. Në Kavadar Shkëndija shënoi fitore përmes penalltive në ndeshjen e balotazhit përballë skuadrës nga Manastiri. Minutat e rregullta mbaruan 1-1 me golin që e shënoi 21 vjeçari ZANI NAZIFI, i cili me shpejtësi të madhe hyri në zonë të rreptësisë dhe shënoi me këmbën e majtë, duke ndezur atmosferën për një festë të madhe për të gjithë tifozët qe kishin ardhur nga Haraçina.
Vlen të theksohet se Pelisteri pati mundësi të shënoj nga pika e bardh, por goditjen e kapitenit të Pelisterit, Mirko Ivanovski, arriti ta mbrojë portieri ANTONIO STOLEVSKI duke mos lejuar barazim të rezultatit. Por Pelisteri barazoi në sekondat e fundit, me çka e çoi ndeshjen në minuta shtesë. Në ekzekutimin e penalltive haraçinasit ishin më të suksesshëm. Në ndeshjen tjetër Skopje fitoi ndaj Breras, dhe Skopje bashkë me Shkëndijën e Haraçinës sezonin e ardhshëm do të luajnë në ligën e parë.
