Shkupi kryeson me lindjet, rajoni i Lindjes me përqindjen më të ulët në vend

Nga Xh M
1,355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik Zhurnal.mk – Numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i pabarabartë mes rajoneve, me pjesën më të madhe të foshnjave të lindura në zonat urbane dhe veçanërisht në rajonin e Shkupit, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas statistikave, 60.2 për qind e të gjitha lindjeve janë regjistruar në zonat urbane, ndërsa 41.6 për qind vetëm në rajonin e Shkupit. Në anën tjetër, rajoni i Lindjes ka përqindjen më të ulët të lindjeve, me vetëm 6.1 për qind.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se shtimi natyror i popullsisë mbetet negativ si në qytete ashtu edhe në zonat rurale. Në zonat urbane janë regjistruar 9.535 lindje dhe 12.902 vdekje, duke rezultuar me një shtim natyror negativ prej -3.367 banorësh.

Ndërkohë, në zonat rurale janë regjistruar 6.315 lindje dhe 7.385 vdekje, me një shtim natyror negativ prej -1.070 banorësh.

Statistikat konfirmojnë trendin e vazhdueshëm të rënies së natalitetit dhe plakjes së popullsisë, ndërsa dallimet mes rajoneve mbeten të theksuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër