SHTËPIA JONË E LUMTUR

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj

Truri im e kupton
se njerëzit kanë jetuar në këtë shtëpi
para familjes sime
dhe se, një ditë,
ne do të ikim
dhe dikush tjetër
do të ulet bash në të njëjtin vend
ku jam ulur unë tash,
duke bërë gjëra
të mëdha dhe të vogla,
këtë nuk do ta di kurrë.
Truri im e kupton
se ky i huaj
mund të jetë i mirë a i keq,
mund të shkruajë poezi, njësoj si unë,
ose të dojë të rrisë lule,
ose ndoshta preferon të jetë kokërr dembeli në kauç
para televizorit.
Zemra ime është më pakëz e sigurt.
Zemra ime thotë
kam qenë gjithmonë këtu me
gruan dhe fëmijët tanë,
dhe do të jemi gjithmonë këtu.
Ka thashetheme që kam dëgjuar
për njerëz, bash njësoj si ne, që po vdesin,
ama ato nuk kanë kurrfarë kuptimi për mua.
Madje edhe ky moment, bile edhe tash,
që do të mbarojë sa çel e mshel sytë,
zgjatë përgjithmonë.
Nuk kishte më parë.
Pas është një iluzion.
Familja ime është gjaku i këtij vendi
dhe të huajt janë të padëshiruar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër