Shkup, 27 Prill, Zhurnal.mk – Kryetarja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Ssiljanovksa-Davkova sot ka ofruar gatishmërinë e Shkupit për negociata me kryeministrin në ardhje në Bullgari, Rumen Radev, për ngërçin katërvjeçar për rrugën e vendit për në Bashkimin Evropian.
“E njoh mirë z. Radev, jam i bindur se ai do të jetë një kryeministër i suksesshëm, ashtu siç ishte president. Sigurisht, e kontaktova dhe biseduam verbalisht dhe me mesazhe. Shprehim gatishmërinë tonë për bisedime. Mendoj se vetëm ai mund të përgjigjet në mënyrë autentike se çfarë mund të bëhet më pas, ose kryeministri,” u tha ajo gazetarëve sot.
Siljanovska-Davkova nuk është e para që kërkon negociata të reja me Bullgarinë për bllokadën aktuale të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.
Gjasët që të ketë ndryshim qëndrimi nga qeveria e ardhshme me në krye Radevin janë pothuajse jo ekzistuese, sepse edhe Radev si edhe qeveritë e deritashme ka shprehu të njëjtat qëndrim se Shkupi duhet të ndryshojë kushtetutën e të fus bashkësinë bullgare në të, për të mundur nisur bisedimet e anëtarësimit në BE. “Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së do ta përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt BE-së dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të hapë derën e negociatave për anëtarësim të plotë”, pat thënë Radev gjatë një takimi me 4 Dhjetor 2025 përfqësuesit e bashkësisë bullgare në Maqedoninë e Veriut, nga qytetet e Manastirit, Ohrit, Shkupit, Prilepit, Kavadarit dhe Koçanit.
“Ne të gjithë shpresojmë që integrimi i RMV-së të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të të drejtave të bashkësisë bullgare në vend”, pa thënë Radev para pesë muajve.
Por ndryshim i kushtetutës refuzohet nga VMRO-DPMNE.
Kreu i VMRO-DPMNE dhe Kryemnistër,, Hristijan Mickoski, tashmë disa herë e ka thënë publikisht se nuk do të ketë ndryshim kushtetute pa u respektuar të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgaria dhe garanci zyrtare nga BE se nuk do të ketë kushtëzime të tjera nga Bullgaria që do të kishin të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase.
