Siljanovska-Davkova e priti MPJ e Lituanisë, Kestutis Budris

Nga Xh M
1,187 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot e ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Kestutis Budris, i cili gjendet për vizitë zyrtare në shtet.

“Bashkëbiseduesit e kanë përshëndetur hapjen e përfaqësisë diplomatike të Lituanisë në Shkup, si dhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të hapur ambasadë në Vilnus, duke pritur dialog të intensifikuar politik, bashkëpunim më të madh ekonomik dhe kulturor, si dhe marrëdhënie më të mira në përgjithësi midis dy vendeve”, informojnë nga Zyra e presidentes.

Presidentja sheh potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar për zhvillim në fushat e teknologjive të informacionit, sigurisë kibernetike, arsimit dhe inovacionit.

Në prag të Samitit të NATO-s në Ankara, Siljanovska-Davkova e ka konfirmuar përcaktimin e shtetit, si aleat kredibil të Aleancës, që të vazhdojë të kontribuojë ndaj sigurisë dhe stabilitetit kolektiv.

Ajo u falënderua për përkrahjen parimore dhe të vazhdueshme lituaneze për eurointegrimet e vendit, posaçërisht si pjesë të grupit “Miqtë e zgjerimit”.

Po ashtu, presidentja pret që Lituania, si kryesues me Këshillin e BE-së nga viti i ardhshëm, të angazhohet për proces kredibil dhe të parashikueshëm aderues, të bazuar ndaj Kritereve të Kopenhagës.

“Për Siljanovska-Davkovën, kushtëzimi dypalësh i natyrës së identitetit është precedent i rrezikshëm që mund të jetë fatal për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Për ministrin Budris, momenti aktual gjeopolitik imponon nevojë për zgjerim të përshpejtuar”, thonë nga zyra e saj.

Budris i ka përshëndetur arritjet tona në reforma deri sot, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të tyre. Për të, zgjerimi i BE-së do të jetë prioritet kryesor gjatë presidencës lituaneze me Këshillin e BE-së në vitin 2027.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se integrimi i Ballkanit Perëndimor është çështje gjeopolitike dhe sigurie me interes të veçantë evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër