5
Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Vilën Vodno zhvilloi takim me studentë të Kolegjit të Evropës në Tiranë, të cilët ndodhen për vizitë studimore në vend, kushtuar ndikimit të integrimit evropian mbi vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë bisedës, studentët u interesuan për kompetencat e presidentit në politikën e brendshme dhe të jashtme, si dhe për rolin e tij në procesin e integrimit evropian.
Ata pyetën gjithashtu për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, bllokimin e procesit integrues, përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe mundësitë për integrim gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Siljanovska-Davkova theksoi se zgjerimi i BE-së duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. Sipas saj, integrimi gradual mund të sjellë përfitime konkrete përpara anëtarësimit të plotë, por nuk duhet të jetë zëvendësim për të.
Presidentja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dialogut dhe konsensusit për çështjet me interes kombëtar.
Studentët e falënderuan për bisedën dhe e ftuan për vizitë në Kolegjin e Evropës në Tiranë.
