Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër në Budapest do të marrë pjesë në shënimin e 70-vjetorit nga Revolucioni hungarez nga viti 1956.
Siç informojnë nga Kabineti i presidentes, në kuadër të programit ndërkombëtar, do të mbahet seancë solemne e Kuvendit kombëtar të Hungarisë, si dhe tubim komemorativ qendror në sheshin “Lajosh Koshut”.
Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në drekën e punës, të organizuar për shefat e delegacioneve nga presidenti i Hungarisë, Andrash Baka.
Me rastin e shënimit të 70-vjetorit, do të mbahet ceremoni gala në Operan shtetërore hungareze. Përkujtimi do të përfundojë me pritje në Muzeun e arteve figurative në sheshin “Heronjët”, nikoqir i së cilës do të jetë kryeministri i Hungarisë, Peter Magjar.
