Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

Nga I.A
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka ndarë me publikun detajet e tensioneve të djeshme në Kuvend, sipas Snopçes, Gashi si kryesues i Kuvendit vazhdoi me seancën edhe pse Stoillkoviq nuk kërkoi falje.

Reagimi i tij i plotë:

Momenti kur vendosëm të largohemi nga seanca për zgjedhjen e ministrave të rinj.

Fatkeqësisht, Kryetari i Kuvendit vendosi të vazhdojë seancën edhe pse kandidati për ministër, Ivan Stoilkoviq, refuzoi të kërkonte falje për fyerjet dhe sharjet e drejtuara ndaj deputetëve të opozitës.

Kryetari apelonte për qetësimin e situatës, por qetësia nuk mund të ndërtohet mbi heshtjen përballë një sjelljeje të papranueshme. Kërkimi i faljes ishte minimumi që duhej të ndodhte për të rikthyer respektin dhe dinjitetin e debatit parlamentar.

Meqenëse nuk pati as kërkimfalje dhe as ndonjë veprim konkret për ta tejkaluar situatën, vendosëm të japim kontributin tonë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Vlerësuam se, në këto rrethana, nuk ekzistonin kushtet minimale për një debat normal parlamentar. Për këtë arsye, vendosëm të largohemi nga seanca, duke mos pranuar që një sjellje e tillë të normalizohet në institucionin më të lartë përfaqësues të vendit.

Dinjiteti i Kuvendit dhe respekti ndërmjet deputetëve nuk janë çështje protokolli. Janë parakushte për funksionimin e demokracisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër