Sot mbaruan ndeshjet e javës së XVII-të në Ligën e Parë

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Me dy ndeshjet e sotme, mbaroi java e XVII-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kjo ishte java e parë pas pushimeve dimërore.

AP Brera sot mori vetëm një pikë nga barazimi me Makedonija Gj.P., ndërsa Pelisteri arriti të fiton kundër Rabotniçkit me rezultat 4-1.

Në kuadër të kësaj ndeshje, dje u luajtën dy ndeshje. Arsimi humbi nga Vardari me reyultat 5-1, ndërsa Sileksi dhe Bashkimi ngelën baraz pa gola.

Kjo javë u hap të martën me ndeshjen Shkupi – Tikvesh 0-6 dhe Shkëndija – Struga 2-0.

Në krxze të tabelës gjendet Vardari me 45 pikë, e ndjekur nga Struga me 41 pikë dhe Shkëndija 39 pikë. Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Arsimi një pozitë më poshtë me 22 pikë. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me një pik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër