Statusi i Saimir Tahirit në Facebook, miqtë e tij tregojnë çfarë pritet të thotë ish-ministri i brendshëm socialist

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 shtator Zhurnal.mk – “Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, me këtë diçiturë e ka përshkruar ish-ministri Saimir Tahiri një video të postuar në rrjetet e tij sociale.

Tahiri duket me një kast xhirimi, duke “bërë prova”, në atë që ngjan ose me një skenë filmi, ose me një prapaskenë interviste.

Miq të Saimir Tahirit për statusin e publikuar sot prej tij në rrjetet sociale dhanë këtë shpjegim.

“Sajmiri prej disa muajsh është përfshirë në realizimin e një dokumentari për jetën e tij ku përfshihet karriera politike përfshi prapaskenat e çështjes penale me të cilën u përball”.

“Dokumentarit është duke iu dhënë dora e fundit në montazh dhe do të transmetohet në rrjetet e tija sociale në ditët në vazhdim”, kanë pohuar ata.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër