Sulejmani: Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Nga I.A
816 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore “Penko” në Butel.

Megjithatë sipas asaj që mëson Alsat, do të pranohen vetëm fëmijët të cilët kanë vëllezër apo motra që ndjekin mësimin në këtë shkollë. Pranimi i tyre nuk do të thotë hapja edhe një paraleleje të re, përkatësisht do të ngelin katër paralele me më së shumti 25 nxënës në një klasë. Marrëveshja vjen në koordinim mes komunës së Butelit dhe Ministrisë së Arsimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër