Ministri Shasivari mori pjesë në shënimin solemn të Ditës së ANB-së

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në shënimin solemn të Ditës së Agjencisë për Siguri Nacionale (ANB).

Me këtë rast, ministri Shasivari thekson rëndësinë e institucioneve profesionale dhe të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, si dhe nevojën që siguria të ndërtohet mbi ligjshmërinë, respektimin e të drejtave të njeriut, proporcionalitetin dhe mbikëqyrjen demokratike.

Siguria e shtetit dhe sundimi i ligjit janë dy shtylla të pandashme të një rendi demokratik dhe funksional.

Ministri Shasivari i uron të gjithë pjesëtarët e ANB-së për punën dhe angazhimin e tyre, duke u dëshiruar sukses në përmbushjen e misionit në interes të qytetarëve dhe shtetit.

artikuj të ndërlidhura