Sulm i rëndë ndaj një 14-vjeçari në Hasanbeg, policia heton rastin e plagosjes me thikë

Nga Xh M
1,815 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik Zhurnal.mk – Një djalë 14-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi brutal që ka ndodhur më 22 qershor në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Sipas familjes, i mituri është sulmuar pa asnjë arsye nga tre persona ndërsa po ecte në drejtim të rrugës “Finska”, ku fillimisht është rrahur dhe më pas është goditur disa herë me thikë në shpinë.

Pas sulmit, ai ka mbetur pa ndjenja dhe është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës dhe policinë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Qendrën e Emergjencës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Familja e të miturit kërkon hetim të shpejtë dhe zbardhje të plotë të rastit, si dhe kapjen e autorëve. Nga Ministria e Brendshme është konfirmuar se rasti është raportuar dhe po ndërmerren masa për hetimin e tij dhe identifikimin e sulmuesve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër