Sulm pranë MPJ-së ukrainase, dëmtohet ndërtesa historike në Kiev

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kiev, 24 maj Zhurnal.mk – Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukraine ka pësuar dëme të vogla pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi të saj, njoftuan autoritetet ukrainase.

Objekti historik, i projektuar nga arkitekti Joseph Langbard dhe i ndërtuar në vitin 1939, pësoi dëmtime për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Nga shpërthimet janë thyer disa dritare dhe janë shkaktuar dëme materiale në godinë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, deklaroi se sulmet nuk do ta ndalin diplomacinë ukrainase në përballjen me agresionin rus.

“Duke parë dritaret e thyera këtë mëngjes, mund të them me besim të plotë në emër të gjithë ekipit tonë diplomatik: terroristët rusë nuk do të na detyrojnë të ndalemi”, tha Sybiha.

Ai shtoi se diplomacia ukrainase do të vazhdojë të përmbushë detyrat e saj, të rezistojë ndaj agresionit rus dhe të kontribuojë në afrimin e paqes.

Sipas tij, sulmet ruse kishin në shënjestër edhe zonën historike në qendër të Kievit, duke e cilësuar këtë si “një tjetër dëshmi se kemi të bëjmë me barbarë dhe jo me trashëgimtarë të civilizimit”.

artikuj të ndërlidhura