Sveçla: Kosova e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në BE dhe në NATO

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrim euroatlantik, duke e cilësuar këtë rrugë si thelbësore për të ardhmen e vendit.

Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova mbetet e vendosur dhe e angazhuar drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri strategjike.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri por edhe si garancia më e mirë për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon në njërën anë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në anën tjetër”, ka deklaruar Sveçla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër