Shkup, 05 Maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se do të ketë zgjedhje “shumë shpejt” ne vend, por nuk dha detaje më shumë, shkruan Zhurnal.mk.
Mickoski bëri paralajmërimin duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me një deklaratë të Kryetarit të partisë opozitare LSDM, Venko Filipce.
“Lajmi i mirë është se shumë shpejt do të ketë zgjedhje. E pas atyre zgjedhjeve partia që ai e udhëheqë do të margjinalizohet. Unë mendoj se ai dhe persona të ngjashëm si ai do të largohen nga politika dhe do të vijnë njerëz që e duan atheun, e që janë patriot të vërtetë e të cilët do të luftojnë për këtë shtet së bashku me këtë qeveri,” u përgjegje Mickoski.
Ai a akuzoi qeverinë e dikurshme LSDM-BDI për siç tha ai të kenë “ pranuar atë kapitullim historik”, kur në Korrik të vitit 2022 u pajtuan me kushtin e bullgarisë, e të pranuar nga 26 vendet e tjera të BE-së për të të ndryshuar kushtetutën e futur bashkësinë bullgare për të mundur nisur bisedimet e anëtarësimit në bllokun evropian. / Zhurnal.mk
