Takim Dimovska- Zomer: Mbështetje për reformat dhe digjitalizimin e Kuvendit

Nga D. V.
554 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, realizoi takim me ambasadorin e Konfederatës zvicerane, Kristof Zomer. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i deritanishëm, reflektimi mbi aktivitetet, si dhe planet dhe prioritetet e Kuvendit për reforma.

Sekretarja e përgjithshme u ndal te planet dhe prioritetet e Kuvendit për reforma, të cilat zbatohen nëpërmjet Shërbimit të Kuvendit, me theks të veçantë në Strategjinë e miratuar për Digjitalizimin e Kuvendit 2026–2028, Planin aksional për avancimin e barazisë ndërmjet grave dhe burrave 2025–2027, Kodin etik për shërbimin, si dhe E-regjistrin, nëpërmjet të cilit regjistrohen organizatat qytetare me të dhënat dhe fushat e tyre të interesit, duke u mundësuar trupave punues t’i ftojnë drejtpërdrejt në seancat e tyre.

Në përputhje me Analizën funksionale, nëpërmjet së cilës u identifikuan sfidat kryesore nga aspekti organizativ dhe funksional në punën e përditshme të Kuvendit, u formuan njësi të reja, Njësia për vlerësimin e ndikimit të rregullativës dhe Njësia për planifikim strategjik, me qëllim të përgatitjes në kohë të planit strategjik të Kuvendit, të planifikimit të prioriteteve strategjike dhe vlerësimit të tyre fiskal.

Dimovska e theksoi gjithashtu punën e suksesshme dhe arritjet e shërbimit në Institutin Parlamentar, Kanali televiziv i Kuvendit, si dhe trajnimet për përforcimin e kapaciteteve të shërbimit dhe avancimin akademik, të mbështetura nga Konfederata zvicerane nëpërmjet NDI-së.

Zomer shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin dhe i uroi udhëheqjes për proceset e nisura dhe në vijim, të cilat do të zhvillohen dhe avancohen më tej nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të palëve të përfshira. Ai e theksoi rolin e rëndësishëm të Shërbimit të Kuvendit në sigurimin e konsensusit ndërpartiak, veçanërisht për zgjidhjet ligjore me rëndësi për rrugën eurointegruese të shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër