Takim pune mes Mendi Qyrës dhe Kaltrina Zekolli Shaqirit në Strugë, fokus në infrastrukturë

Nga B.M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shkurt – Kryetari i Komunës Mendi Qyra zhvilloi një takim pune me Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre në Ministrinë e Transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.mk.

Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale dhe të ardhshme infrastrukturore në territorin e Komunës së Strugës, me ç’rast kryetari Qyra theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që Ministria e Transportit jep në realizimin e projekteve zhvillimore.

Kryetari nënvizoi se bashkëpunimi dhe partneritetet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal janë kyçe për realizimin efikas të projekteve dhe për arritjen e rezultateve konkrete në interes të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër