Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket

Nga Xh M
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kuçovë, 23 gusht Zhurnal.mk – Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen “1 Maji” të Kuçovës, ku një automjet i parkuar është marrë në shënjestër.

Sipas Policisë, rreth orës 15:40, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi se ishte qëlluar me armë drejt automjetit të tij.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e sulmit dhe nëse 24-vjeçari ndodhej pranë makinës në momentin e të shtënave.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin A. Ç., i njohur edhe me mbiemrin A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër