Thellim i bashkëpunimit parlamentar me Rumaninë për integrimin evropian

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill – Zhurnal.mk – Shqipëria dhe Rumania do të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh në nivel parlamentar, me fokus shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në një takim delegacionin e Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga senatori Kristian Augustin Nikulesku Tëgërllash, ku u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimi i dialogut mes dy vendeve.

Në takim, Peleshi theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave në procesin e negociatave me BE-në, si dhe mbështetjen për përafrimin e legjislacionit dhe avancimin e reformave.

Palët u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së rolit të dy vendeve në garantimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër