Ambasada e SHBA: Po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për vlerësimin e situatës

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill – Zhurnal.mk – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i është përgjigjur interesimit të mediave, lidhur me mesazhin e publikuar një ditë më parë, ku thuhej se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestronin vendin tonë.

Ambasada amerikane në Tiranë deklaron se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë”, thuhet në reagim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara bën të ditur se, “vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi dje se grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte amerikane ose elementë të opozitës iraniane në vend.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”, njoftoi ambasada amerikane në vendin tonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër