Arnold Schwarzenegger merr një doktoraturë nderi për kontributet e tij në shërbimin publik, avokim mjedisor dhe artet

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arnold Schwarzenegger u kthye në Belfast, dekada pasi vizitoi për herë të parë qytetin si një bodibilder i ri, ku iu dha një nder i veçantë.

Konkretisht, Universiteti i Ulsterit organizoi një pritje zyrtare dhe i dha një doktoraturë nderi yllit të Hollivudit, i cili më vonë ndërtoi një karrierë politike. Ai u vlerësua për kontributin e tij në shërbimin publik, avokimin për mbrojtjen e mjedisit dhe artin.

Duke folur në këtë aktivitet, Schwarzenegger theksoi se vizita e tij e parë në Belfast në vitin 1966 ishte një pikë kthese në jetën e tij, sepse ishte hera e parë që ai kishte folur në publik.

Ai kujtoi se në atë kohë nuk dinte anglisht dhe gati sa nuk i ra të fikët kur iu kërkua t’i drejtohej turmës në një garë bodybuilding-u. Me ndihmën e prezantuesit, ai arriti të thoshte disa fjalë dhe publiku e shpërbleu me duartrokitje.

 Foto: EPA-EFE

“Ajo që ndodhi atë ditë në Belfast ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse çdo herë pas kësaj, pasi fitoja një konkurs, shkoja te mikrofoni. Çdo herë flisja gjithnjë e më shumë dhe në fund nuk mund të më mbyllnin gojën, më pëlqen shumë të flas në publik”, kujtoi ai.

Vizita e tij e parë në Irlandën e Veriut në vitin 1966 ishte me ftesë të një gjyqtari vendas të bodybuildingut. Pa para, atleti i panjohur në atë kohë kaloi natën në shtëpinë e një mikpritësi në Dundonald, ku, thuhet, iu shtrua një vakt tradicional.

Gjatë ceremonisë, Schwarzenegger bëri shaka gjithashtu se ishte “mashtruar” që të kthehej në Belfast pas një video-telefonate me përfaqësuesit e universitetit disa muaj më parë.

“Kur më pyetën nëse besoja ende në lirinë e fjalës, thashë po. Pastaj thanë: ‘Në rregull, do të mbash një fjalim më 30 mars në Belfast’. Kështu që më mashtruan, nuk mund t’i shpëtoja më pafajësisë”, qeshi Schwarzenegger.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër