Trajtimi i përmirësuar dhe buxheti më i madh po e zgjasin jetën e pacientëve me kancer

Nga Xh M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 Zhurnal.mk – Sipas të dhënave, çdo vit regjistrohen mes 800 dhe 1.000 raste të reja me kancer të gjirit, rreth 700 raste me kancer të mushkërive në dy vitet e fundit, ndërsa numri i pacientëve me melanoma shënon rritje të ndjeshme. Sipas drejtorit të Klinikës së Onkoligjisë, Igor Stojkovski, menyra e re e trajtimit të pacientëve po tregon rezultate konkrete.

“Kumulimi i numrit të pacientëve vjen, ndër të tjera edhe si pasojë e vazhdimit të trajtimit, bëhet fjalë për terapi inovative që është efektive për trajtimin e këtyre sëmundjeve”, deklaroi Igor Stojkovski – Drejtor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji.

Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetëosr, Sasho Klekovski ekziston lidhje e qartë midis jetës më të gjatë dhe cilësore dhe investimeve në terapi. Në prezantim u theksua se në trajtim është futur radioterapia moderne stereotaktike, një teknikë shumë precize për trajtimin e lezioneve specifike në tru, e cila mundëson rezultate më të mira klinike dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës së pacientëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër