Gjatë 24 orëve 15 shoferë të arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

Nga Xh M
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 prill Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit (03/04 – 04.04.2026), në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi në disa qytete, përfshirë Shkupin, rrugën rajonale Shkup–Tetovë (te nyja për në fshatin Grupçin), si dhe në Gostivar, Koçan dhe Kërçovë.

Ndërkohë, katër shoferë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kavadar dhe Makedonska Kamenicë. Një tjetër rast është regjistruar në Kërçovë, ku një shofer ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalim për drejtim të mjeteve të kategorisë B.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, gjatë ndalimit apo nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër