Trump: Duam ta ndajmë çështjen e Libanit nga negociatat me Iranin

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 04 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta ndajë çështjen e Libanit nga negociatat e vazhdueshme me Iranin.

“Po përpiqemi t’i mbajmë të dyja çështjet të ndara. Dua të them, është një situatë shumë e ndryshme. Në fakt, folëm me Hezbollahun për herë të parë. E dimë që ka pasur kontakte”, thekson ai. .

”Ata ranë dakord: nuk do të qëllojnë. Dhe as Izraeli nuk do të qëllojë”, u përgjigj manjati kur u pyet nëse mund të arrihej një marrëveshje me Iranin pa ndërprerjen e armiqësive në Liban nga Izraeli.

“Do të doja t’i mbaja të dyja të ndara. Do të doja t’i ndaja çështjet, sepse ato janë vërtet të ndryshme”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër