Trump kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit

Nga D V
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 08  qershor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump, u bëri thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalojnë menjëherë sulmet e ndërsjella, pas përshkallëzimit të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në një mesazh të publikuar sot në rrjetin e tij social, Trump deklaroi se “Izraeli dhe Irani duhet të ndalojnë menjëherë të shtënat”, duke kërkuar uljen e tensioneve mes dy rivalëve rajonalë.

Thirrja e presidentit amerikan vjen pasi Irani ndërmori një sulm me raketa ndaj Izraelit të dje në mbrëmje, ndërsa Izraeli reagoi me kundërsulme sot në mëngjes, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

Në një intervistë për gazetën “Financial Times, Trump theksoi se është ai që drejton politikën amerikane në krizën e Lindjes së Mesme dhe jo kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. “Unë i marr të gjitha vendimet. Ai nuk i merr vendimet”, citohet të ketë thënë Trump.

Sipas raportimeve të transmetuesit amerikan Fox News, Trump i ka kërkuar Netanyahut të shmangë hakmarrjen e mëtejshme ndaj Iranit, ndërsa paralelisht ka nxitur Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje.

Presidenti amerikan u shpreh optimist se një marrëveshje midis SHBA-së dhe Iranit mund të arrihet pavarësisht tensioneve të fundit. Ai shtoi se sulmet e reja nuk do ta pengojnë procesin diplomatik dhe se Netanyahu, sipas tij, “nuk do të kishte zgjidhje tjetër” veçse të pranonte një marrëveshje të negociuar nga Uashingtoni me Teheranin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër