Turqia shtrëngon masat e sigurisë përpara samitit të NATO-s në Ankara

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 01 korrik, Zhurnal.mk – Qeveria turke ka shtrënguar masat e sigurisë, në një nga ngjarjet më të mëdha të viteve të fundit, ndërsa Ankaraja përgatitet të presë samitin e NATO-s më 7–8 korrik, shkruan AP.

Mijëra efektivë policie, sisteme të mbrojtjes ajrore në gatishmëri dhe kufizime të gjera në qytet, po vendosen për të garantuar zhvillimin e takimit, por edhe për të shfaqur imazhin e një Turqie të fortë dhe të vendosur brenda aleancës.

Autoritetet kanë ndaluar tubimet publike, protestat dhe aktivitetet masive, ndërsa janë raportuar edhe kufizime në media dhe aksesin e gazetarëve.

Masat e ashpra po ndikojnë ndjeshëm jetën e përditshme në kryeqytet, i cili po shndërrohet në një zonë të kontrolluar sigurie.

Në samit pritet të marrin pjesë liderët e të gjitha 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump, në një moment kur marrëdhëniet brenda aleancës, mbeten të tensionuara dhe të pasigurta.

Në qendër të diskutimeve do të jenë uniteti i NATO-s, shpenzimet e mbrojtjes dhe raportet gjithnjë e më të ndërlikuara mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Turqia, e cila prej vitesh ka ndjekur një politikë të pavarur brenda aleancës – duke përfshirë blerje armësh nga Rusia dhe përplasje me disa aleatë – po kërkon të pozicionohet si një aktor kyç në ruajtjen e ekuilibrit brenda NATO-s.

Megjithatë, samiti po shoqërohet me masa të pazakonta sigurie. Rrugë të bllokuara, zona të kufizuara, si dhe pezullim të ngjarjeve publike në disa pjesë të qytetit.

artikuj të ndërlidhura