Uji në Shkup është i sigurt për pije

Nga D V
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i përmbush të gjitha kriteret ligjore për cilësinë, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Nga ndërmarrja informojnë se Sektori për Kontroll Sanitar, në periudhën nga 24 deri më 27 gusht të këtij viti, ka marrë gjithsej 164 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike, nga 45 pika matëse në territorin e kryeqytetit.

Sipas tyre, sipas rezultateve të analizave të kryera, të gjitha mostrat e analizuara janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër