Ultash priti përfaqësuesin special të Hungarisë, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Nga D. V.
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ultash, ka pritur në takim Zsolt Bunford, emisarin special të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u diskutua për sigurinë në rajon duke theksuar angazhimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë, njofton Dukagjini.

“Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjenerali, Ozkan Ulutash, priti përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Hungarisë, Z. Zsolt Bunford, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë. Gjatë takimit, Komandanti pati mundësinë të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës” thuhet në njoftim.

Gjenerali Ulutaş shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributet e gjatë të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër