“Urime për një grua të fortë me shpirt të pastër”, Elijona uron Leonora Jakupin për ditëlindje

Nga D. V.
369 e lexuar
A+A-
Rivendos

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka uruar publikisht këngëtaren Leonora Jakupi me rastin e ditëlindjes së saj.

Leonora, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të këtij formati, ka qenë vazhdimisht në përkrahje të Elijonës gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi.

Mbështetja e hapur e Leonorës ndaj Elijonës shpeshherë ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

BBVK/YouTube

Një pjesë e fansave të spektaklit e kanë kritikuar këngëtaren, duke e cilësuar si opinioniste jo të drejtë, pasi sipas tyre, një opinionist nuk duhet të mbajë anë gjatë lojës.

Megjithatë, Leonora nuk e fshehu asnjëherë simpatinë dhe përkrahjen për Elijonën.

BBVK/YouTube

Pas përfundimit të edicionit të katërt të BBVK-së, ku Elijona arriti deri në finale dhe u rendit e dyta, ajo ka treguar se raporti mes tyre vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Me rastin e ditëlindjes së Leonorës, Elijona publikoi një Instastory me një fotografi të saj, të cilën e shoqëroi me fjalë të ngrohta.

“Urime ditëlindjen për një grua të fortë me shpirt të pastër. Urime ditëlindjen Leonora, t’i uroj të gjitha të mirat e botës”, ka shkruar Elijona, duke dëshmuar mirënjohjen dhe respektin që ka për këngëtaren. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër