Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka festuar Halloween-in me një kostum të frymëzuar nga seria e famshme “Harry Potter”.
Ai është shfaqur i veshur si Albus Dumbledore.
Familja Vance ka ndarë në rrjetet sociale fotografi dhe video nga festa, duke tërhequr vëmendjen me kostumet e tyre tematike.
Në video, Vance shfaqet me paruke të gjatë ngjyrë gri, kapelë dhe mantel argjendi, ndërsa mban në krahë djalin e tij, i cili ka veshur një kapelë të thurur me veshë të mëdhenj, të ngjashëm me personazhin Dobby.
Në një fotografi familjare shfaqen edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, të gjithë të veshur sipas personazheve të universit të Harry Potter.
Njëri prej fëmijëve ishte veshur si Harry Potter, ndërsa një tjetër kishte zgjedhur kostumin e një merimange.
Fotografitë ishin realizuar në një ambient të dekoruar me kunguj dhe ndriçim festiv vjeshtor.
Vance e shoqëroi fotografinë me një urim për Halloween në emër të gjithë familjes.
