Vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, numërohen 131 nga 223 kuti votimi

Nga D. V.
924 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 qershor, Zhurnal.mk – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani (e martë, 16 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 131 nga 223 kuti votimi (58.74%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së.

Valmir Elezi nga KQZ, thotë se sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër