Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Nga D. V.
1,323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur nga një veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 02:40, kur është raportuar se një person është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër