Vdes ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Nga Xh M
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi Zhitia.

Lajmin për media e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi publik.

Sipas familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën më 3 mars 2026, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Shakovicë, Komuna e Podujevës.

Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit.

Pamja për qytetarët do të mbahet në Hotel Grand më 4 dhe 5 mars, nga ora 09:00 deri në 16:00, ku të gjithë ata që dëshirojnë mund të shprehin ngushëllimet për familjen Zhitia.

Hilmi Zhitia njihej si një figurë e respektuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke ushtruar funksione të rëndësishme në institucionet prokuroriale dhe duke dhënë kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin e sistemit të drejtësisë në vend.

“Me respekt dhe dashuri, familja dhe miqtë e Hilmi Zhitia”, thuhet në njoftimin mortor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër