Vëllai e gjeti të vdekur motrën e tij në Shkup

Nga D. V.
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 maj, Zhurnal.mk – Një 41-vjeçar dje (e diel) ka raportuar se e ka gjetur të vdekur motrën e tij 46-vjeçare në banesë. Prokurori publik ka urdhëruar obduksion të trupit.

“Më 17.05.2026 në ora 11:00 në SPB Shkup, Z.K. (41) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:30, në një banesë në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, e ka gjetur të vdekur motrën e tij 46-vjeçare, Z.K. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër