Vendkalimet kufitare edhe sot të bllokuara nga kamionistët

Nga admin
342 e lexuar

 Shkup, 29 janar – Për shkak të protestës së kamionistëve, janë bllokuar disa vendkalime kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa.  Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër