“Vija e kuqe që ka vendosur Trump nuk duhet të kalohet”, Vance njofton përparim në negociatat me Iranin

Nga Xh M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 maj Zhurnal.mk – Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se po bëhet përparim në negociatat me Iranin për t’i dhënë fund armiqësive.

Kjo deklaratë e tij, vjen vetëm 24 orë pasi Presidenti Donald Trump e hodhi poshtë si “të papranueshëm” propozimin e fundit nga Teherani.

“Mendoj se po bëjmë përparim. Por pyetja themelore është: a po bëjmë përparim të mjaftueshëm në mënyrë që të mos e kalojmë vijën e kuqe që ka vendosur presidenti?” u tha Vance gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se Presidenti Trump kërkon që të sigurohet që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër