Vjedhje në manastirin e Gostivarit, kapen një 15-vjeçar dhe një 20-vjeçare

Nga D V
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 15 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Gostivarit ka arrestuar një të mitur 15-vjeçar nga Debreshi dhe një 20-vjeçare nga Gostivari, të dyshuar për vjedhje në manastirin “Shndërrimi i Krishtit”.

Sipas denoncimit, ata janë kapur duke marrë para të lëna mbi ikonat në manastir. Paratë janë kthyer, ndërsa kamerat e sigurisë kanë zbuluar se të njëjtët persona dyshohen edhe për një vjedhje të ngjashme më 30 maj.

Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër