VLEN e BDI akuzojnë njëri-tjetrin edhe në ditë proteste të studentëve

Nga D. V.
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – Akuzat midis anëtarëve të VLEN dhe BDI-së nuk u ndalën as sot, në prag të protestës së studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës që mbahet në kryeqytet.
Anëtarët e BDI sot dolën me panktartë “Marre është mos me marrë pjesë”, duke akuzuar anëtarët e VLEN se nuk po iu bashkëngjiten studetënve në protestë.

Por Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ua ktheu atyre me të njëjtën gjuhë akuze për 20 vjet vonese nga BDI duke mos ua mundësuar studentëve shqiptarë kalimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
« #MARRE është mos me ua plotësu të drejtat në kohë .#MARRE është me i keqpërdor për interesat e pangopur të përfitimit personal. #MARRE është me vjedh e abuzu. #MARRE është me lujt të pafajshmin, kur 2 dekada e tepër s’je kujtu për studentët, por: “Çka është marrja për rezilin?” #mestudentët #mevepra” reagoi Zvministrja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër