VLEN: Inflacioni bie në 2.3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëve

Nga D. V.
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN pjesë e pushtetit sot përmes një kumtese kanë kururzuar si sukses të kësaj qeverisje uljen e inflacionit. Sipas VLEN-it inflacioni vjetor në korrik ka rënë në 2,3 për qind. Ata këtë e bazojnë në të dhënat zyrtare të Entit shtetëror për statistikë.

VLEN thonë se para dy vitesh, kur morëm përgjegjësinë për drejtimin e institucioneve, inflacioni vjetor ishte 4,5 për qind. Në korrik të këtij viti është 2,3 për qind.

Kumtesa e plotë:
“Çmimet dhe shpenzimet e përditshme janë ndër shqetësimet kryesore të çdo familjeje. Prandaj, mbrojtja e standardit të qytetarëve mbetet një nga prioritetet tona.
Inflacioni vjetor në korrik ka rënë në 2,3 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Entit shtetëror për statistikë.
Para dy vitesh, kur morëm përgjegjësinë për drejtimin e institucioneve, inflacioni vjetor ishte 4,5 për qind. Në korrik të këtij viti është 2,3 për qind.
Sigurisht, ka ende punë për t’u bërë që qytetarët ta ndiejnë më shumë këtë përmirësim. Por inflacioni më i ulët tregon se gjendja po stabilizohet.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe vendosjen e më shumë rregulli në treg.

Ka vazhduar zbatimi i Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, i cili mbron prodhuesit dhe konsumatorët nga keqpërdorimet në tregtinë me produkte bujqësore dhe ushqimore. Ulja e akcizës së derivateve ka ndihmuar gjithashtu në lehtësimin e shpenzimeve për qytetarët dhe bizneset.
Por inflacioni më i ulët është vetëm një pjesë e punës. Qytetarëve u duhen vende pune, të ardhura dhe mundësi për të ecur përpara.

Për këtë qëllim po zbatohet Plani Operativ për Punësim, me rreth 40 milionë euro të parashikuara për punësim, vetëpunësim, trajnime dhe aftësim profesional.
Në njërën anë po punohet për më shumë stabilitet të çmimeve, ndërsa në anën tjetër po krijohen mundësi për punë, të ardhura dhe zhvillim të bizneseve.

Nuk themi se janë zgjidhur të gjitha problemet. Ka ende shumë punë përpara nesh. Ne do të vazhdojmë të punojmë që ky përmirësim të ndihet në jetën e përditshme dhe në buxhetin e çdo familjeje”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër