VLEN pas Tenovës ndalet në Çellopek, Huseini: 18 tetori gjithnjë e më afër

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zhvilluar takime me banorët e Çellopekut, në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore.

Huseini bëri të ditur se pas Tenovës, ndalesa e radhës ishte Çellopeku, ku u takua me banorë në një kafene dhe zhvilloi, siç shkroi, biseda të drejtpërdrejta për çështjet që i bashkojnë dhe punët që i presin.
“Bisedat më të mira janë ato sy më sy”, shkroi Huseini në postimin e tij.

Në fund të postimit, ai iu referua edhe zgjedhjeve të 18 tetorit, duke shkruar se “fitorja dhe 18 tetori” janë gjithnjë e më afër.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër