Maqedonia mbi mesataren evropiane sipas përqindjes së popullatës të aftë për punë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 tetor, Zhurnal.mk – Maqedonia është mbi mesataren evropiane për sa i përket përqindjes së popullsisë të aftë për punë. Në vend, 59.5% e popullsisë është e aftë për punë (persona të moshës 20 deri në 64 vjeç), ndërsa në BE ata përbëjnë 58.3% të popullsisë, sipas të dhënave të Eurostat.

Përqindja më e lartë e qytetarëve të aftë për punë midis tetë rajoneve planifikuese në Maqedoni është në rajonin e Pollogut 61,6%, ndërsa më e vogël në rajonin e Shkupit 58,3%.

Megjithatë, në BE, numri i personave të aftë për punë është më i lartë në 22 rajone në Gjermani 63.0%, si dhe në disa rajone në Danimarkë dhe rajonet ishullore në Spanjë.

Në të kundërt, në 189 rajone në BE, popullsia e aftë për punë përbën më pak se 55.0% të popullsisë së përgjithshme.

Këto rajone janë kryesisht rurale, duke përfshirë brendësinë e Portugalisë, pjesë të mëdha të Francës rurale, pjesën më të madhe të Gjermanisë lindore dhe territore rurale në Bullgari, Greqi dhe vendet nordike.

artikuj të ndërlidhura