Vlora mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi: Do punojmë gjithë natën për riparimin e avarisë

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vlorë, 11 maj Zhurnal.mk – Qyteti i Vlorës është aktualisht pa ujë të pijshëm. Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka njoftuar qytetarët se shkak është një avari e rëndë në një prej tubacioneve kryesore. Kjo sipas Ujësjellësit të Vlorës ka bërë që të stakohen të gjitha stacionet e ujësjellësit të qytetit, deri në riparimin e defektit. Do të punohet gjithë natën me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë sa më parë të jetë e mundur. Kujtojmë se nuk është hera e parë që qyteti i Vlorës mbetet pa ujë të pijshëm.

Njoftimi i Ujësjellësit të Vlorës:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.

Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës.

Faleminderit për mirëkuptimin!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër