VMRO: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon

Nga Xh M
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 mars – Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj kërkesës së LSDM për uljen e çmimit të karburanteve.

VMRO-DPMNE thotë se opozita po bën vetëm deklarata publike, në vend që të propozojë ligje konkrete në Parlament. Sipas tyre, kërkesa për uljen e akcizës nuk mund të zbatohet, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë.

Ata theksojnë se ulja e akcizës lejohet vetëm në raste krize ose gjendje të jashtëzakonshme dhe kur çmimet e naftës janë shumë më të larta se aktualisht.

VMRO-DPMNE gjithashtu pretendon se çmimet e karburanteve në vend janë ndër më të ulëtat në rajon dhe se ato janë ulur së fundmi me rreth dy denarë.

Në reagim, ata kritikojnë edhe qeverisjen e mëparshme të LSDM-së, duke thënë se gjatë asaj kohe akciza për karburantet është rritur disa herë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër